“Malaj të japë llogari”/ Fshehja e kompanive përfituese të 2 miliardë eurove, opozita akuzon ministrin

Mungoi në komision parlamentar, por ministri i Financave Petrit Malaj nuk i shpëtoi dot në seancë plenare vërshimit të pyetjeve mbi kë po mbron ligji i faljes së taksave, gjobave dhe kamatëvonesave.
Deputetët opozitarë akuzuan ministrin se po fsheh listën e bizneseve përfituese, në kundërshtim me ligjin.
Në emër të sipërmarrësve të rregullt me shlyerjen e detyrimeve, demokratët vendosën para përgjegjësisë Petrit Malajn duke këmbëngulur që të jap llogari mbi të dhënat e kompanive që pastrohen nga detyrimet tatimore e doganore, madje duke hedhur edhe dyshime se përfituesit janë vetë porositësit e ligjit.
Debati u përshkallëzua deri në pretendime emrash përfituesish, dhe për të ndalur akuzat u kërkua transparencë mbi procesin.
Partia Demokratike i ka dërguar një letër Komisionit të Europës dhe Parlamentit Europian, ku ngre shqetësime se amnistia fiskale e maskuar si “paqe” cenon marrëdhëniet me BE dhe është rrezik për ekonominë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

