Mali i Zi në ‘Ballkanin e Hapur’? Rama: Të gjithë do na bashkohen një ditë!

“Ballkani i Hapur” ka qenë një ndër çështjet për të cilat është folur në konferencën e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit Oliver Varhelyi.
I pyetur nëse qëndrimi i Malit të Zi ndaj kësaj nisme ka ndryshuar tashmë që ka një qeveri të re, Rama tha se pjesëmarrja në samitin e radhës do të mirëpritej me shumë dëshirë.
"Ne jemi të vendosur të vazhdojmë pa lëkundje dhe sigurisht jemi të interesuar që edhe të tjerët të përfshihen sepse ndaj është krijuar që të gjithë të përfshihen. Dhe me kryeministrin e ri të Malit të Zi ende nuk kam komunikuar, imagjinoni sikur dikush t’ju thoshte 5 vjet përpara që Ballkani Perëndimor me 6 vende do të kishte tre kryeministra shqiptar, sot është realitet, kjo mund të jetë shenjë e mirë apo e keqe nuk e di. Por sot janë tre shqiptarë kryeministra dhe kjo nuk është pak është shumë… Përpara ecin dhe fitojnë nëse dinë të sillen si njerëz të paqes, ne do ta riftojmë Malin e Zi, i takon kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për të bërë ftesën zyrtare sepse takimi i ardhshëm do të jetë në Ohër më 9-10 qershor. Por unë do të bëj përpjekjen time që Dritani të jetë në tryezë, por vjen Mali i Zi apo jo, vjen Kosova apo jo, Ballkani i Hapur do të vazhdojë, të gjithë do të vijnë një ditë", tha Rama.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




