Strategjia e re/ Gazment Bardhi dhe Boçi i Berishës i kërkojnë Bashës bashkëpunim!

9 Janar 2024, 19:40 / POLITIKË ALFA PRESS

Strategjia e re/ Gazment Bardhi dhe Boçi i Berishës i

Deputetët e Rithemelimit, kohët e fundit kanë filluar manovra të reja.

Gaz Bardhi, Boçi i Berishës, kanë kërkuar bashkëpunimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha që të bashkohet me grupimin e tyre.

Në një intervistë në ABC News, Gaz Bardhi ka shprehur hapur këtë objektiv.

 “Jemi duke punuar për të patur një bashkim edhe për sa i përket aksionit të përbashkët politik me seclin prej kolegëve, pavarsisht se cfarë mendojnë për zhvillimet brenda PD”.

Në parim cilido që deklarohet në opozitë me regjimin e Edi Ramës dhe cilido që bën betejë me regjimin e Edi Ramës, duhet të jetë i mirëpritur në një formacion të gjerë opozitar, por për këtë do duhet ta ndajë mendjen, në është shtojcë e qeverisë apo opozitar”, u shpreh Bardhi.

Për Lulzim Bashën foli me tone bashkëpunimi edhe Luçiano Boçi, që ka zëvëndësuar konferencat e Sali Berishës në izolim. Ndryshe nga Berisha dhe deklaratat e tij të prera kundër Lulzim Bashës dhe shanseve zero për t'u bashkuar, Boçi la një dritare hapur për rikthimin e Lulzim Bashës, në seli.

Basha është deputet dhe në momentin që Basha do të fillojë të bëjë opozitë, dhe do e dëshmojë këtë me aksion opozitar, me bashkim për PD, ai gjithmonë është i ftuar. I ftojmë të vijnë edhe te pjesa, kemi ftesën publike tek pelegrinazhi që bëjmë çdo natë aty në mbështetje të pluralizmit dhe demokracisë

Unë kam dëshirën që segmente të arsyeshme brenda maxhorancës, që e duan Shqipërinë dhe duan që institucionet në Shqipëri të veprojnë me rregullat dhe kushtetutën e vendit, t’i thërrasin arsyes, dhe të nxisin një tërheqje apo refkektim nga kokëfortësia për të mbyllur derën e opozitës për të ushtruar funksionet e veta, theksoi ai ndër të tjera.

Këtu Bardhi i drejtoi apel për herë të dytë Presidentit, pas letrës zyrtare, që të ndryshojë faqen konfliktuale mes dy palëve politike.

 “Unë nuk e shoh Presidentin thjesht si një rrogtar që hap dhe mbyll derën e Presidencës. E shoh si shtetar, që në momente të vështira kontribuon jo thjesht në zgjidhjn e krizës, por kontribuon në ruajtjen e disa vlerave dhe parimeve kushtetuese”, tha ai.

 

Po ndodh...