Marrëveshja Rama-Berisha/ Të burgosurit e Drenovës peticion Çuçit dhe Bardhit: Bëni amnisti për ne!
14 Mars 2024, 15:23 / POLITIKË

Pas marrëveshjes, Rama-Berisha, të dënuarit e burgut të Drenovës kanë nënshkruar një peticion, ndërsa e kanë dërguar atë në adresë të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi dhe atë të Rithemelimit, Gaz Bardhi.
Në peticionin e tyre të dënuarit kërkojnë që të miratohet amnistia penale.
Në dokumentin e siguruar, peticioni është firmosur nga ata të dënuar që kanë vuajtur pjesën më të madhe të dënimit.
Të dënuarit ndër të tjera thonë se kanë të drejtë të përfitojnë lirimin me kusht, ndërsa shprehen se e kanë të vështirë ta fitojnë për shkak të paragjykimit që u bëhet nga gjykatat.
Janë rreth 50 të burgosur që thuhet se kanë firmosur këtë peticion.


-
Marrëveshja Rama-Berisha, lajm i mirë për shqiptarët?
14 Mars, 14:47
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128