Mashtrimi/ Rama përdor një “opinion të ChatGPT” si “Opinion të Venecias” për të “mbrojtur” Ballukun

Përballë një fryme publike gjithnjë e në rritje që e sheh kryeministrin Edi Rama si “dora” që lëvizi hetimet penale ndaj Belinda Ballukut, kreu i qeverisë po përdor të gjithë platformat e mundshme të komunikimit për të bindur, në radhë të parë strukturat e Partisë Socialiste se ai nuk ka pasur asnjë ndikim në pezullimin nga detyra të zëvendës së tij.
Rama deklaroi këtë të dielë (30 nëntor), në podcast-in e tij, “Flasim” se “Qëndrimi i Komisionit të Venecias është në fakt shumë i prerë. Gjykatat NUK duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, sepse duke bërë këtë: Së pari, cënojnë balancën e pushteteve. Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit, përgjegjës para Parlamentit dhe Kryeministrit, nëse gjykata e pezullon, ajo praktikisht:
ndërhyn në punën e qeverisë,
ndërron përbërjen e ekzekutivit,
merr kompetenca që i takojnë Kryeministrit dhe Presidentit.
Dhe kjo konsiderohet nga Venecia shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve”.

“Boldnews.al” kreu një verifikim mbi Opinionet ndër vite të Komisionit të Venecias, nga ku rezultoi se NUK ka asnjë raport apo qëndrim që citon kryeministri Rama.
Për më tepër, falë hulumtimit, rezultoi se qëndrimi i deklaruar nga Rama nuk është aspak i “Venecias”, por i aplikacionit “ChatGPT”.
Në një “opinion” të aplikacionit “ChatGPT” për këtë temë thuhet se: “Çdo vendim për pezullim/shkarkim të ministrave, prek drejtëpërdrejtë balancimin e pushteteve dhe standardet ndryshojnë nga vendi në vend…”.
Pra, duket qartë se ajo që Rama ia atribuon Komisionit të Venecias, në fakt është një lloj sinteze e “ChatGPT”.
Por, aplikacioni, ndryshe nga Rama, në përmbledhjen e tij për këtë temë, është shumë më i saktë dhe më konkret. “ChatGPT”, në bazë të informacionit që përpunon, arrin në përfundimin se: “Nuk ekziston një Opinion publik dhe zyrtar i Komisionit të Venecias që vlerëson apo lejon,- si rregull- pezullimin e ministrave nga detyra”.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
