Mbahet sot Konventa e Partisë Lirisë! Zgjidhen Presidenti e zv.Presidenti, ja kandidatët për postet! Lista e anëtarëve të kryesisë dhe agjenda

27 Prill 2024, 08:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Mbahet sot Konventa e Partisë Lirisë! Zgjidhen Presidenti e

Mblidhet sot Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë për të zgjedhur Presidentin dhe zv.Presidentin e kësaj force politike.

Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë do të mblidhet në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve.

Kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit. Ndërsa Erisa Xhixho rivalizohet nga anëtarja e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë.

Aanëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare janë:

Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)

Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirsë)

Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)

Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)

Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)

Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)

Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)

Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)

Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)

Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)

Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)

Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë

Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)

Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)

Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)

Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)

Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)

Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)

 

Po ndodh...

ide