Mbaroi me sukses reformën, Rama largon me "dorëheqje" Shkëlqim Hajdarin, Dash Sula mohon se emërohet Inspektor i Përgjithshëm!
Kryeministri, Edi Rama, ka bërë një lëvizje të papritur në administratën e lartë të qeverisë. Pikërisht kur Kryenspektori, Shkëlqim Hajdari, ka përmbyllur me sukses një reformë të thellë në këtë institucion, ai është larguar nga detyra, me dorëheqje. Hajdari ka konfirmuar për Alfapress.al lajmin. Nga ana tjetër në medie po përflitet se ai është zëvendësuar me ish-deputetin e PD, Dashnor Sula. Por ky i fundit i kintaktuar nga Alfapress.al e ka mohuar kategorisht këtë "emërim".
Vendimi vjen në një moment delikat politik dhe penal për mazhorancën dhe vetë Edi Ramën. Ish-prokuri i njohur, Hajdari, pavarësisht nga pozicioni i lartë shtetëror është shfaqur në medie si kritik për shumë çështje, por më kryesorja si përkrahës i madh i SPAK dhe GJKKO me të cilat Rama ka nisur luftë të hapur. Nga ana tjetër Dash Sula në dalet e kohëve të fundit publike nuk e ka mohuar marrjen e një posti nga mazhoranca socialite, por në rastin konkret ai e mohon.
Nga ana tjetër, largimi-dorëheqja e Shkëlqim Hajdarit, nuk është shoqëruar me asnjë shpjegim zyrtar bindës, çka forcon dyshimet se ndryshimi nuk lidhet me performancën, por me nevojat politike të Kryeministrit për të “blerë” qetësi dhe mbështetje.
Kjo lëvizje e papritur koincidon me lajmin e prodhuar në studion e BBV, Top Channel, se djali i Kryeinspektorit të larguar, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në rezidencën e presidentit Trum, Mar Lago./Alfapress.al
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
