Mbjedhja e Salianjit në Durrës/ Berisha mesazh strukturave: Distancohuni nga këto të ashtuquajtura takime!

3 Dhjetor 2025, 16:14 / POLITIKË ALFA PRESS

Mbjedhja e Salianjit në Durrës/ Berisha mesazh strukturave:

Lëvizja e Ervin Salianjit, me sa duket, e ka shqetësuar vërtet Sali Berishën, i cili ka detyruar degën e Partisë Demokratike në Durrës të shpërndajë një mesazh masiv te të githë anëtarët e kësaj partie, ku i paralajmëron që të mos marrin pjesë në një takim të njoftuar për datën 3 dhjetor.

Në mesazhin e shpërndarë nga kryetarët e degëve 1 dhe 2, Ard Muka dhe Osman Stafa, dhe që gazeta TemA e disponon, thuhet se “persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat”, duke shtuar se kjo lëvizje “nuk ka të bëjë as me Partinë Demokratike dhe as me agjendën e saj”. Mesazhi e cilëson këtë thirrje si “fund e krye dezinformim”.

Mesazhi

I nderuar anëtar i PD, dega Durrës!
Persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat tona. Ky njoftim nuk ka të bëjë as me Partinë Demokratike dhe as me agjendën e saj. Ai njoftim është fund e krye dezinformim.

Partia Demokratike sot ka në fokus të betejës së saj korrupsionin Rama–Balluku në Tunelin e Llogarasë dhe aferat e tjera korruptive të tyre. Ndërkohë jemi duke hyrë në procesin e brendshëm të analizës, gjithnjë vetëm brenda forumeve të Partisë.

Ndaj ne, si anëtarë të PD-së, distancohemi nga këto të ashtuquajtura takime të njoftuara për nesër, datë 3 Dhjetor.

Me respekt,
Kryetarët e degëve Durrës 1 dhe 2,
Ard Muka dhe Osman Stafa" - shkruhet në mesazhin e shpërndarë nga PD Durrës.

FOTO

Mbjedhja e Salianjit në Durrës/ Berisha mesazh strukturave:

Po ndodh...