Shtyhet për nesër seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, ja arsyeja
26 Dhjetor 2023, 11:40 / POLITIKË

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të ish-kryeministrin Sali Berisha. Shkak është bërë kërkesa e avokatëve mbrojtës, të cilët kanë kërkuar më shumë kohë, që të njihet me aktet dhe provat e paraqitura nga Prokuroria.
Të mërkurën, në orën 11:00, do të mbahet seanca në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha për miratimin e kërkesës së Prokurorisë për “arrest shtëpie” për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Kjo kërkesë u bë të premten e kaluar, një ditë pasi Kuvendi vendosi me 75 vota pro heqjen e imunitetit duke vendosur kështu Sali Berishën në dorë të drejtësisë. Ish-kryeministri u përfaqësua në seancë nga dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.
-
-
-
I duhet përkthyes/ VIDEO virale e Grida Dumës!
26 Dhjetor, 11:28
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



