Mbyllet protesta e Rithemelimit, Noka njofton "revolucionin" e radhës: Për nder të besimtarëve ortodoksë…

26 Prill 2024, 13:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Mbyllet protesta e Rithemelimit, Noka njofton "revolucionin" e

Mes tensioneve dhe flakëve të shkaktuara nga hedhja e molotovit,Rithemelimi ka mbyllur protestën e radhës, duke njoftuar se tubimi dhe "revolucioni" i radhës do të jetë ditën e martë në orën 16:00.

"Në respekt të ortodokseve dhe të festës së tyre ne do ta bëjmë protestën ditën e martë në orën 16:00  kur është edhe mbledhja e këshillit bashkiak”, tha Noka nga selia blu.

Për 2 orë qytetarët protestuan para bashkisë, në lidhje me aferën 5D, ku u arrestuan disa zyrtarë.

Protestuesit u përplasën me policinë, ndërsa eksponetë të Rithemelimit dhe PL-së tentuan që të hynin brenda Bashkisë.



Po ndodh...