"McGonigal"/ A do ta zbardhë të vërtetën bashkimi i opozitës, nëse qeveria Rama përdori favore kundër tyre?

3 Shkurt 2023, 13:01 / POLITIKË ALFA PRESS

"McGonigal"/ A do ta zbardhë të vërtetën bashkimi

Çështja "McGonigal", e cila prej ditësh po krijon trazira në politikën shqiptare, ka bashkuar opozitën që po e trajton si një kauzë të fuqishme që mund ti kushtojë “karrigen” Ramës. Vetëm pak orë nga miratimi në seancën e së enjtes, ku Kryeministri ishte thirrur për interpelancë nga PD, me 45 firma, grupi opozitar dorëzoi në kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor.  

"McGonigal"/ A do ta zbardhë të vërtetën bashkimi

"McGonigal"/ A do ta zbardhë të vërtetën bashkimi

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi tha pas dorëzimit të kërkesës se:

Rregullorja përcakton qartë, në nenin 25, që kur ¼ e deputetëve kërkojnë ngritjen e komisionit, atëherë Kuvendi ka të drejtë ta pranojë. Po kemi një precedent, është e vërtetë, është rrëzuar kërkesa jonë për ngritjen e komisionit hetimor për chartera-t. Pretendimet tona dolën hapur, Rama ka harxhuar 20 milionë euro për fluturime me charter.

Ai nuk pranoi të vijë në komision. Nuk do të shpëtojë kësaj radhe, nuk mund të fshihet sërish. Do vijë në komision si “Çeço” dhe do përgjigjet përpara këtij komisioni”, tha Boçi.

Këmbëngulja e opozitës vazhdon edhe pse  kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka thënë se maxhoranca nuk do të votojë për mbajtjen e një komisioni të tillë dhe ai nuk do të mund të ngrihet.

Rama pas heshtjes disa ditore, hedh poshtë pretendimet e opozitës

Në një postim në twitter kryeministri Edi Rama hodhi poshtë të enjten pretendimet e deputetëve të opozitës lidhur me natyrën korruptive të marrdhënies së tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal.

"Ky është abuzim i plotë me lirinë e fjalës dhe me të vërtetën. Me shpifjet ekstreme synohet manipulimi i opinionit publik me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane, që ka shkuar në gjykatë dhe pa asnjë lloj lidhjeje me ne, në Shqipëri”, shkroi ai në Twitter.

"McGonigal"/ A do ta zbardhë të vërtetën bashkimi

Rama iu referua drejtësisë amerikane kur në postimin e tij theksoi se "drejtësia amerikane nuk ka asnjë akuzë apo pretendim se është Rama ai që korruptoi ish-zyrtarin e FBI.” 

Kërkesa e deputetëve opozitarë për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar vjen pas refuzimit të kryeministritt Rama për t'iu përgjigjur pyetjeve të saj, të enjten, në interpelancë.

Të enjten mbrëma, kryeministri Rama i ftuar në një emission në Top Channel u shpreh se deputetët e PD nuk e meritojnë një përgjigje dhe kjo ishte arsyeja pse ai mingoi në seance.

 "Mungova në Parlament sepse deputetët e opozitës nuk meritojnë asnjë përgjigje”, tha Rama.

Ajo që opozita i kërkon tani komisionit parlamentar hetimor është të zbardhë të vërtetën nëse qeveria Rama "nxiti, ndikoi, përdori pasuri publike, ryshfet apo favore të tjera për ish-agjentin e FBI-së, në kurriz të opozitës dhe nëse favorizoi lidhjet e biznesit të McGonigal me oligarkun rus Oleg Deripaska.”

Kyeministri Edi Rama ka mohuar që ai personalisht apo qeveria të ketë pasur lidhje me oligarkun rus Oleg Deripaska, i cili është i përfshirë në çështjen “McGonigal”. Rama tha për Top channel se në takimet e tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI nuk ka pasur komunikime për oligarkun rus dhe vetë ai nuk ka asnjë lidhje me hetimin e SHBA-ve.

Rama:

Me oligarkun rus Shqipëria s’ka asnjë lidhje, qeveria jo, unë jo e jo. Asnjë rast nuk është folur për këtë personazh, përveçse tani së fundmi kur opozitat së bashku me mediat e tyre të propagandës, nxorën lidhje të kapjes së veshit mbrapsh fjalës me aktivit në Shqipëri të kompanisë më të rëndësishme të flamurit austriak në botë që është kompania ‘Strabak’. Mësova që Oleg Deripaska paska pasur aksione, puna e tyre, nga e cila është larguar menjëherë pasi janë vendosur sanksione. Është njësoj si të them për shkak se ‘Strabak’ ka marrë miliona euro nga qeveria e mëparshme,e atyre që sot akuzojnë, atëherë ata kanë qenë të lidhur me oligarkun në fjalë, këtë s’mund ta them se është qesharake.

Kryeministri dha edhe një shpjegim për njohjet me dy shqiptarët Agron Neza dhe Dorian Ducka të cilët kanë lidhje me zyrtarin e FBI nën akuzë nga ShBA.

Po cilat janë akuzat ndaj "McGonigal"?

Kërkesa e tyre përkon në kohë me fillimin e hetimit nga Kongresi amerikan të McGonigal ”për përfshirje në afera korruptive dhe veprime që vënë në rrezik sigurinë kombëtare”.

McGonigal akuzohet nga autoritet amerikane për shkelje të sanksioneve të SHBA ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, të lidhur me Kremlinin, në këmbim të pagesave të fshehta që i ka dhënë atij. 

Ai akuzohet gjithashtu për mosraportim në FBI të marrrjes në vitin 2017 të 225 mijë dollarëve nga një shqiptaro-amerikan, ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë, për vizitat në Shqipëri dhe takimet me kryeministrin Rama po në të njëjtin vit. 

Akuzat përfshijnë edhe mosraportim të marrdhënies së tij me një politikan kosovar dhe dy politikanë boshnjakë.

Çfarë lidhjesh ka pasur McGonigal me vendin tonë?

Drejtësia amerikane ka bërë publike ecurinë e marrëdhënies së ish-zyrtarit të lartë të FBI, McGonigal me Shqipërinë. 

Sipas DW, në prill 2019, shtatë muaj pas dorëheqjes së tij nga posti i lartë i drejtorit të kundërzbulimit në FBI, ai dhe tre bashkëpunëtorë, blenë studion ligjore në Tiranë, ”Law office and Investigation”, ku McGonigal kishte 25 për qind të aksioneve, studio që u mbyll pas disa muajve.

Opozita shqiptare pretendon që McGonigal erdhi disa herë në Shqipëri dhe u takua me kryeministrin Rama në Tiranë dhe në Washington./Nertila Doko

 

 

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128