“Më erdhi keq për Metën…”, Kryemadhi: Veliaj mori strukturat e LSI për t’i bërë presion Ramës, ai e arrestoi

Monika Kryemadhi ishte e ftuar në Debat në A2 CNN ku foli për fushatën elektorale, vendimin e saj për të mos kandiduar si deputete, proceset gjyqësore dhe zhvillimet e fundit politike në vend.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetaren Alba Alishani, ish-kryetarja e LSI u shpreh se i erdhi keq për Ilir Metën që u la në listë të hapur. Ajo tregoi disa nga problematikat që PL po has sot që ka të bëjë humbja e kontaktit me terrenin.
“Strukturat e partisë nuk janë administrative. Një parti si LSI që ka qenë në mes, si sanduic, qeliza e saj ka qene terreni. Në momentin që shkëput kontaktin me ta, ka ndodhur që duke dëmtuar strukturën nuk ke pikë për shpërndarjen e mesazhit dhe mbledhjen e votës. Ndryshe nga herët e tjera kjo gjë… Unë nuk doja të merresha shumë. U mërzita që Ilir Meta u vendos në listë të hapur. Jo se ai nuk do ta bënte. Ai ishte në habitatin e tij dhe u rikthyer në vendimmarrjen e tij politik. U mërzita se shoh një grup njerëzish që kur ishte jashtë prisnin damarët”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi gjithashtu foli dhe për të larguarit nga LSI, sipas të cilës një pjesë e mirë e tyre u afruan nga kryebashkiaku Veliaj me synimin e vetëm për të ushtruar presion ndaj kryeministrit Rama. Sipas saj arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës u bë me urdhër të Edi Ramës “për të frenuar rivalin”.
“U ngrit një tymnajë nga Veliaj që nuk kanë database. Janë 54 mijë anëtarë. Harrojnë që iu është dorëzuar e printuar dhe me USB. Jam gati tua çoj ekspertin që të gjejë kur është fshirë. Të gjithë ata që janë larguar nga LSI janë pjesë e strukturës së Erion Veliajt dhe jo e Ramës.
Synohej një fraksion për të luftuar Edi Ramën. LSI kishte 28 mijë vota dhe nuk ishin pak për Veliajn. Arrestimi i Veliaj edhe për të frenuar rivalin e tij. Besoj se arrestimi i tij ishte axhendë e kryeministrit për të futur në burg rivalin. Veliajn nuk ke pse e arreston për rrobat e gruas, arrestoje për inceneratorët. Njësoj siç ia bënë Lefter Kokës”, tha Kryemadhi në A2 CNN.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
