
Me Jenisherin, Kostën dhe Kujtim Gjuzin Shqipëria do duket më “madhështore”

Dje në mesnatë u dorëzua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Koalicioni ka në përbërje 26 parti, Partinë Demokratike dhe 25 forca të tjera politike që e bëjnë këtë koalicion sa të çuditshëm në përbërje aq edhe qesharak.
Në koalicion janë një i burgosur për korrupsion dhe fshehje pasurie (Meta), një person nën hetim (Mediu), një lider opozite në detyrim paraqitje (Berisha), që të tre duket sikur i përndjek e shkuara e kohërave kur qeverisnin së bashku, sepse akuzohen për veprime të së shkuarës.
Përveç aleatëve tradicionalë si Duka, Ndoka, Mediu e jo rrallëherë dhe Meta, Berisha ka futur dhe forca politike të krijuara nga personazhe nga “opozita e re” e krijuar në vitin 2019 pas djegies së mandateve nga opozita zyrtare, figura që duken sikur kanë dalë nga vepra e Servantesit “Don Kishoti”.
Pas zgjedhjeve të vitit 2021 u duk se deputetët si Selami Jenisheri apo Kujtim Gjuzi nuk do riktheheshin më, të paktën nuk duhet të ktheheshin në një demokraci normale ku deputetët janë zëri i qytetarëve.
Kujtojmë që “opozita e re” përbëhej nga deputetë si “Kërpërata” ose Majlinda Haliaj, e cila zëvendësoi Bashën pas djegies së mandatit, Kostaq Papa “djali me kaçurrela që qeraste femrat me whiskey” në rini (tashmë pa flokë), apo Kujtim Gjuzi me orën dhe veshjen e çuditshme që nuk dinin të artikulonin në Kuvend asnjë çështje mbi situatën dhe kaosin ku ndodhej vendi./CNA

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128