“Me Metën 0 komunikim”, Kryemadhi flet pas paraqitjes në SPAK: Do njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores

4 Nëntor 2024, 12:46 / POLITIKË ALFA PRESS

“Me Metën 0 komunikim”, Kryemadhi flet pas paraqitjes në

Monika Kryemadhi ishte paraditen e së hënës në SPAK për të zbatuar masën detyrim paraqitjeje të dhënë ndaj saj nga GJKKO.

Në një komunikim të shkurtër për mediat, Kryemadhi tha se ka zgjedhur të përballet me drejtësië për të provuar me prova dhe fakte të kundërtën e asaj që thuhet për të.

E pyetur nëse është takuar në burg me ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, Krymadhi u përgjigje se nuk ka asnjë komunikim me të.

Unë jam një individ, aq më shumë një politikane, që vendos të përballem edhe me padrejtësitë që bëhen. Po bëj mbrojtjen time ligjore sa i përket pretendimeve që ka ngritur SPAK ndaj meje, kam konstatuar dhe evidentuar një sërë shkeljesh ligjore të konsumuara nga organ i akuzës, këto do të kundërshtohen me fakte, prova dhe argumente që do ju vërtetojnë shqiptarëve të kundërtën e asaj që thuhet. Do njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të Shqipërisë. Jo jo, nuk komunikoj, zero komunikim me zotin Meta”, tha Kryemadhi.