“Me një mesazh të Ballukut 53 milionë euro shkojnë në drejtim të paditur”, Adriatik Lapaj ‘ngulet’ gjithë natën para kryeministrisë

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka zgjedhur një formë të veçantë protestë, duke qëndruar gjithë natën para kryeministrisë.
Në videot e postuara herë pas herë gjatë natës, por edhe në orët e para të mëngjesit, Lapaj thotë se duhet një shkëndije për të ndezur reagimin popullor, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen.
AI ngriti shqetësimin që në Shqipëri pushtetarët vjedhin dhe bëhen më të fortë, duke sjellë shembullin e Belinda Ballukut, që siç u shpreh ai me një mesazh vodhi 53 milionë euro.
“Duhet një shkëndije për ta ndezur reagimin popullor. Studentët që Rama i gënjeu dhe mashtroi pak vite më parë do të duhet të reagojnë.
Duhet reaguar përballë një pushteti që sa më shumë vjedh aq më shumë forcohet. Po bëjnë batërdinë në ekonominë e vendit. Si ka mundësi që në cdo vend normal kush vjedh ikën, këta vjedhin dhe bëhen më të fortë. Si ka mundësi, kapet duke vjedhur zv kryeministri i parë kapet duke vjedhur dhe arratiset. Vjen zv kryeministrja e dytë, del dhe kjo që me një mesazh 53 mln euro në drejtim të paditur dhe Rama ndihet më i fuqishëm. Si ka mundësi, si ndodh kjo? Këta vjedhin dhe forcohen në pushtet, ndërsa njerëzit largohen nga Shqipëria”, tha ndër të tjera Lapaj.
Më tej teksa iu drejtua kryeministri, Lapaj tha: “Nuk bën politikë ai kur merr vendimin, kur bën atë rrugën Qukës Qafë Plloçë 260 mln euro dhe shembet dhe mund të kishte zënë secilin nga ne”.
Lapaj tha se “Rama po i bën presion Gjykatës Kushtetuese”, ndaj sipas tij “protestat duhet te jene pa ndalim deri në largimin e Edi Ramës”.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
