Me skuter dhe syze dielli! Postieri dërgon në SPAK vendimin për arrestimin e Berishës

21 Dhjetor 2023, 17:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Me skuter dhe syze dielli! Postieri dërgon në SPAK vendimin për

Ky është momenti, kur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbërrin postieri i nisur nga Kuvendi me vendimin për autorizimin e arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Me xhup, xhinsa, syze dielli dhe çantë shpine, kamerat kanë mundur të kapin momentin kur postieri hipur mbi një skuter, për efekt kohe, me qëllim evitimin e trafikut të dendur kryeqytetas, arrin në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Më herët, Kuvendi bëri publike shkresat që i kishte dërguar SPAK me vendimin që njofton zyrtarisht heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha.

Heqja e imunitetit, i hapë rrugë Prokurorisë së Posaçme për të proceduar me arrestimin, heqjen e lirisë së Berishës nëpërmjet masës së sigurimit.

Me skuter dhe syze dielli! Postieri dërgon në SPAK vendimin për

 

Po ndodh...

ide