“Merr mbi 20 % të votave”/ Poli Hoxha: Fronti i ri opozitar që po iniciojnë Basha, Shehi e të tjerë, do jetë i frikshëm

Gazetari Poli Hoxha është shprehur se fronti i ri opozitar që po iniciojnë Euroatlantikët e Lulzim Bashës me kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi, kreun e ‘Djathtas 1912’, Enkelejd Alibeaj dhe faktorë të tjerë opozitarë, do të jetë ‘i frikshëm’.
Komentet Hoxha i bëri në emisionin ‘Ditari’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN, ku tha se ky front me sondazhet e kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha, pritet të marrë deri në 20 % të votave.
Ai tha gjithashtu se grupimet që pritet t’i bashkohen këtij fronti, bashkohen te ‘lufta’ kundër këtij sistemi, mbështetja për SPAK dhe qëndrimi euroatlantik.
“Mundësia është shumë e madhe. Unë e ndoqa edhe kronikën e zotit Shehi. Po ta shikosh të gjitha këto parti që po përpiqen të arrijnë diçka në zgjedhjet e 11 majit, këto kanë pikat e tyre kryesore të përbashkëta. Qofshin pak më majtas, qofshin populiste, qofshin djathtas. Qofshin të dala nga PD, si ajo forca e Bashës që vijon edhe gjyqin për siglën në Gjykatën e Lartë. Të gjitha këto kanë të përbashkët që janë kundër këtij sistemi, janë pro SPAK dhe euroatlantike.
Për gjërat që ata ndahen hapur nga ata, si reforma zgjedhore, lufta kundër SPAK, Berisha e thotë hapur që është kundër SPAK, ndërsa Rama e bën në metodat e tij. Dhe kjo do jetë me këtë tezë, jeni pro apo kundër SPAK dhe a duhet që ta zgjedhë deputetin populli, apo kryetari. Dhe ky front është shumë i fortë. Me sondazhet e atyre vetë, të Edi Ramës, shkon te 20 % që tani. Unë them që shkon edhe më shumë.
Por problemi është që a do të kapitalizohet dot kjo votë? Këta duhen quajtur parti alternative. Nëse këto do bashkoheshin, sepse ua imponon edhe kodi zgjedhor, këta e kanë emergjente dhe unë e përkrah thirrjen e zotit Shehi. Afati po mbaron. Unë shpresoj që do ta bëjnë. Këta i kanë shqetësuar dy të mëdhenjtë dhe kjo duket qartë, edhe Ramën, edhe Berishën”, tha Hoxha, shkruan A2 CNN.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


