Meta në krye të protestës te Bashkia Tiranë: Erion, dorëzo bllokun e zi të korrupsionit

5 Prill 2024, 13:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Meta në krye të protestës te Bashkia Tiranë: Erion,

Në protestën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës mori pjesë edhe Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, i cili vite më parë u kap me zë dhe figurë në një aferë korruptive si pasojë e së cilës ndodhi edhe protesta e 21 janarit, ku humbën jetën katër protestues.

Deputetët e Partisë së Lirisë një ditë më parë kanë bashkuar votat me ata të Partisë Socialiste dhe të Rithemelimit të Berishës pikërisht për të amnistuar drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të cilët, nëse sot do të kishin qenë të dënuar me vendim të formës së prerë, do të kishin përfituar nga amnistia e votuar dje me konsensus me palëve.

Protesta e Metës përpara institucionit më të rëndësishëm vendor në vend vjen në të njëjtën ditë kur Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, për t’i rikthyer celularët e konfiskuar nga GJKKO-ja.

Në të njëjtën kohë, vetë ish-Presidenti i Republikës është duke u hetuar nga SPAK për aferën korruptive ÇEZ-DIA, e cila shumë shpejt flitet se do të shkojë për gjykim.

Me një të shkuar të tillë, Meta më shumë se sa kundër korrupsionit të Veliajt dhe drejtorëve të tij, duket sikur do të përçojë mesazhin: Erjon, dorëzo bllokun e zi të korrupsionit dhe ktheja atij që i takon.

Kujtojmë që më 21 janar kjo ishte moto e PS-së dhe mbahet mend në atë protestë që Veliaj lyente protestuesit me bojë të kuqe për t’u dukur si gjak dhe për të irrituar dhe nxitur agresivitetin e turmës.

Meta i cili vijon ushtrimet e forcës në palestër, sot ka dalë në luftë për t'ja marrë bllokun e zi të korrupsionit Lali Erit dhe ta kthejë te i zoti./Alfapress.al

 

Po ndodh...