Karamuço: Për Metën janë dërguar shumë letra në SPAK ku tregohet ku i ka fshehur pasuritë

Eksperti Karamuço ishte i ftuar në Top Story në Top Channel për të folur në lidhje me çështjen e Metës ditën e sotme. Ai ka vënë në dukje “bipolaritetin” e ish-presidentit.
Gjatë fjalës së tij ai ka shprehur se Meta në fillim u soll korrekt më as ndryshoi. Eksperti shtoi dyshimet pasi gjithashtu tha se ndryshimi i qëndrimit të Metës tregon shenja shqetësimi të ish-presidentit.
“Nëse kamerat do ta kishin shoqëruar do ta kishin vënë re se ai ndryshoi qëndrim., I rregullt dorëzoi orën, shumë korrekt, por më pas… Më pëlqeu bipolariteti. I kanë këto luhatjet e forta kur kanë problematika të mëdha me organet e drejtësisë. Luhatje kaq të forta tregojnë një shqetësim. Unë nuk e vura drejtpërdrejtë me Metën por me rojën e Metës. Kur nisi me sharjet roja mori masën që ta largonte, me shumë mundësi është njoftuar, Nuk është strategji, e humbasin kontrollin kanë nervozizëm. Thonë edhe dhe të vërteta.
E vërteta është se është pyetur jo vetëm për pasurinë e bashkëshortes por edhe të personave të tjerë. Ka letra anonime që janë dërguar në emër të tyre për të cilat tregojnë për pasuri të regjistruar në merret të tyre por pretendohet se janë të tyre”, tha Karamuço.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


