Ministrja Kumbaro konfirmon emërimin e Liburn Aliut te Porti i Durrësit dhe falenderon Ballukur, por fshin postimin

27 Tetor 2025, 14:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Ministrja Kumbaro konfirmon emërimin e Liburn Aliut te Porti i

Emërimi i Liburn Aliut si drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës po trazon rrjetin. Ministrja Mirela Kumbaro, menjëherë pas raportimeve mediatike, ka konfirmuar emërimin e tij dhe ka përgëzuar kolegen Belinda Balluku për zgjedhjen.

“Shumë i bukur lajmi për emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit", shkruan Kumbaro, duke vlerësuar lartë figurën e tij, deri tre muaj më parë ministër i Infrastrukturës dhe Planifikimit në qeverinë e Altin Kurti.

"Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë", vijon ajo.

Tashmë në postin e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro përgëzon Ballukun për zgjedhjen e Liburnit, një ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë dhe bashkëpunëtor i afërt politik i Albin Kurtit. "Zgjedhje e goditur Belinda Balluku. Urime e me krahë të lehta", shkruan ajo.

Mirëpo, disa minuta më pas ky postim është zhdukur dhe nuk dihet se çfarë po ndodh, nëse emërimi i Liburn Aliut është vetëm një raportim mediatik, apo qeveria po përgatitet që emërimin e tij të mos e njoftojë kaq thjesht.

Ministrja Kumbaro konfirmon emërimin e Liburn Aliut te Porti i

Po ndodh...