Sekretari Amerikan i Shtetit në Tiranë, ambasada e SHBA konfirmon: Blinken, do takohet me drejtues të institucioneve të drejtësisë !

Nëpërmjet një postimi në “X”, teksa e ka cilësuar vizitën e Blinken në Shqipëri si historike, amabsada ka bërë me dije edhe axhendën e tij.
Krahas takimeve me Presidentin Bajram Begaj dhe Kyreministrin Edi Rama, Antorny Bllinken do të takohet dhe me krerët e Drejtësisë
“Mirë se vjen në Shqipëri Antony Blinken! Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të drejtësisë dhe komunitetin e Ambasadës. Na ndiqni gjatë gjithë kësaj vizite historike”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


