Mirela Karabina: Studentët mes pasigurisë dhe një reforme të dështuar në Arsimin e Lartë

11 Mars 2025, 17:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Mirela Karabina: Studentët mes pasigurisë dhe një reforme të

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, ka zhvilluar një takim me studentët e Shërbimit Social, duke diskutuar sfidat e tyre dhe pasigurinë që u ka krijuar reforma e dështuar në Arsimin e Lartë.

Sipas Karabinës, studentët ndihen të pasigurt për vlerën e diplomës së tyre në tregun e punës, duke u përballur me një sistem konfuz mes masterit profesional dhe atij shkencor. Kërkesa për një vit pune për t’u pajisur me licencë, mungesa e vendeve të punës dhe pagat e ulëta, e kanë kthyer ikjen jashtë vendit në alternativën kryesore për të rinjtë shqiptarë.

“Kjo është rinia shqiptare që endet mes viteve në universitet dhe në fund nuk ka asgjë të sigurt. Ky është rezultati i korrupsionit qeveritar dhe një reforme të dështuar që i ka lënë studentët në mëshirë të fatit,” - shprehet Karabina.

Ajo bën thirrje për ndëshkimin me votë më 11 maj ndaj një qeverie që ka dështuar të ofrojë arsim cilësor dhe punësim të garantuar për të rinjtë. Koalicioni Euroatlantik synon të sjellë një alternativë të re, duke lidhur arsimin me tregun e punës dhe duke garantuar shkollim dhe punësim cilësor për të rinjtë shqiptarë.

“Të rinjtë meritojnë më shumë! Shqipëria meriton më shumë!” – përfundon ajo.

Postimi i Karabinës:

Reforma e dështuar në Arsimin e Lartë, lë studentët në mes të rrugës.

Sot me një grup studentësh të Shërbimit Social në Elbasan, biseduam dhe ngritën shqetësimin mbi paqartësinë dhe pasigurinë e vlerës së diplomës së tyre me tregun.
Kakofonia master profesional apo master shkencor, dallimi dhe vlera e tyre, duhet një vit pune pas shkolle, punë nuk ka, pa punë nuk merr dot licensë, pa licensë nuk gjen dot punë.
Dhe thone pastaj pse të rinjtë ikin?!
Edhe nëse gjen një vend pune si punonjëse sociale, as nuk e di sa vlerë ka masteri, cili master ai profesional apo shkencor, pastaj paga nuk del as për vete e jo të ndërtosh familje dhe pasiguria është në nivelin maksimal.
Shqetësimi i tyre është real dhe i madh, por dhe më i madh i familjeve që do të duhet të investojnë ende dhe nuk dinë deri kur.
Kjo është rinia shqiptare që endet nëpër 5 apo 6 vite në univeristet dhe asgjë nuk ka të sigurtë, sepse tregu dhe kategorizimi i diplomës me
vendin e punës nuk kanë lidhje.
Ky është rezultati i Reformës së dështuar të Edi Ramës në Arsimin e Lartë, i korrupsionit qeverisës dhe lënies së studentëve në mëshirë të fatit.
Pasojat?
Fatale për të ardhmen e vendit!
Kjo qeveri duhet të ndalet një orë e më parë.
Vota e 11 Majit duhet të jetë për këta studentë, nxënës e fëmijë!
Vota e 11 Majit duhet të ndëshkojë politikanët e korruptuar të qeverisë Rama dhe të tjerë me qëllim ndalimin e së keqes që ka kapluar vendin dhe hapjes rrugë të zhvillimit europian të vendit!
Koalcioni Euroatlantik është alternativa për të rinjtë, shkollimin e punësim cilësor të tyre.
Sa kohë e bukur është të flasësh me studentë!
Por edhe më bukur është kur merr përgjegjësinë për të qenë pjesë e zgjidhjes së problematikave jetësore të tyre.
Të rinjtë meritojnë më shumë
Shqipëria meriton më shumë

 

Po ndodh...