"Mosbindja Civile", gazetari Toska: Nuk mundet opozita të ngjallë besim me disa 60-vjeçarë!

Gazetari Almer Toska në rubrikën “Opinion” në News24 tha se opozita nuk arrin të ngjallë besim me disa 60-vjeçarë që shfaqen dhe flasin për mosbindje civile.
Toska tha se mbi 50% e grupit të sotmë parlamentar të PD-së duhet të largohen pasi i kanë blerë mandatet dhe nuk i shërbejnë qytetarëve.
Ai tha se në qarkun e Fierit Belinda Balluku po lëviz me bandat, po marrin tenderat publikë.
“E dini ju se çfarë ndodh në Fier? Belinda Balluku ka mbledhur bandat, këto do mbledhin votat për PS. Ne jemi si Sicilia e viteve 60-70.
Nuk mundet opozita të ngjallë besim me ca njerëz nga 60 vjeç.
Sali Berisha është i vetmi që po artikulon teza nga programi ekonomik, ka folur për administratën, për asrsimin, për fermerët.
Opozita duhet të ngjallë besim, nuk mundet të arrijë mosbindja civile me 300 veta të rrëzojë qeverinë.
Nga kati i 8 po lufton, ndërsa drejtuesit e qarqeve nuk janë në ritmin e Berishës.
Një opozitë e përgjegjshme del dhe i takon qytetarët, del edhe i qan hallet, të paktën të denoncojë një tender korruptiv në ditë”, tha Toska.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

