Analisti del me deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Dikush i dha garanci Berishës të dilte kundër SPAK

Analisti Ergys Mërtiri është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha po shkon në ‘arrest shtëpie’ me këmbët e veta.
Komentet Mërtiri i bëri në një lidhje për “Euronews Albania”, ku tha se dyshonte se dikush (ndoshta edhe vetë Rama) i ka dhënë garanci Berishës që të dilte kundër SPAK.
Ai tha gjithashtu se një opsion tjetër është që Berisha ka humbur sensin e realitetit dhe mendon se përmes fishekzjarrëve në Parlament do të detyrojë drejtësinë që të ndërmarrë masa shtesë kundër tij.
“Berisha shkoi me këmbët e veta në arrest shtëpie. Kjo më duket se ka humbur gjykimin e kthjellët që do të thotë të shkojë në vetëvrasje me këmbët e veta.
Unë këtë mendoj, mendoj se ka dy shpjegime, ose dikush i ka dhënë garanci që të mos paraqitet në Prokurori sepse nuk do të marrin masë tjetër, ndoshta influenca brenda SPAK, ose Rama vetë.
Ose Berisha ka humbur sensin e realitetit, mendon se është i paprekshëm akoma. Mendon se përmes zjarrit në Parlament, do i detyrojë organet gjyqësore që të mos marrin masa të tjera ndaj tij”, tha Mërtiri.
-
-
-
FOTO/ Pas daljes nga SPAK, Beqaj përballet me një të papritur
12 Dhjetor, 19:48 -
-
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





