Në 30 ditë 4 atentate mafioze, deputeti: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk jep dorëheqjen! Siguria ka rënë

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i kushtoi vëmendjen në fjalën e tij në Kuvend situatës së rendit dhe sigurisë në vend.
Teksa fliste nga foltorja, ligjvënësi tha se prej një muaji kanë ndodhur 4 atentate mafioze në Shqipëri, përfshi edhe në Rinas, ku duhet të jetë vendi më i sigurt në vend, ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda nuk jep dorëheqjen dhe as jep shpjegime.
Po e njëjta situatë sipas tij, ndodh edhe me ministren e Brendshme, e cila refuzon të flasë dhe nuk guxon t’i kërkojë llogari kryepolicit.
“Vetëm në 30 ditë kemi 4 vrasje mafioze dhe nuk e kuptoj se si ministria thotë se ka siguri. Nuk e kuptoj se si krimi i organizuar bën vepra kriminale, madje edhe në vendin më të sigurt në Shqipëri ku kalon edhe kryeministri i vendit. Drejtori i Përgjithshëm refuzon të japë dorëheqjen. Ministrja të mbajë një qëndrim por refuzon të japi shpjegime, shteti ka rënë, jemi vendi ku bëhen atentate mafioze. Ministrja nuk guxon të thërrasë drejtorin e përgjithshëm të policisë, nuk ka ndodhur kurrë. Drejtori i përgjithshëm i policisë nuk i jep llogari askujt”, tha Kapri.
Ligjvënësi opozitar iu kthye edhe mungesës së sigurisë në shkolla, duke përmendur ngjarjen e Durrësit ku u plagosën disa nxënës pas përleshjes.
“Ndodhi ngjarja në shkollën e Durrësit, u plagosën fëmijët atje dhe askush nuk flet, nuk japin shpjegime. Siguria në shkolla nuk ekziston dhe ministrja e Brendshme përsëri nuk reagon, nuk flet dhe nuk shpjegohet. Janë gjithë këto atentate, vritet biznesmeni me snajper, ndodh atentat në Rinas. Prindërit kanë frikë të ndjekin edhe TV sepse kanë frikë se mos shikojnë se fëmijës së tyre i ka ndodhur diçka”, vijoi deputeti fjalën e tij.
Në fund ai akuzoi mazhorancën se askush nuk mban përgjegjësi për këtë situatë të rrënuar, duke nënvizuar se sa kohë të jetë kjo qeveri nuk do të ketë zgjidhje, pasi ajo vjen vetëm me votë.
“Askush nuk mban përgjegjësi. Krerët e bandave bëjnë ligjin në Shqipëri. Duhet një qasje dhe zgjidhje tjetër dhe zgjidhja është politike. Sa kohë që kemi Ramën kryeministër nuk do ketë zgjidhje sepse me ata mban pushtetin, është pjesë e tyre dhe zgjidhja e vetme është vota”, përfundoi Kapri.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

