Nesër seanca për lirimin/ Avokati i Berishës: Këta gjyqtarë të lartë e njohin frikën, se njerëzorë janë!

Avokati Genc Gjokutaj tha se Gjykatat e kapura po marrin vendime politike, në kundërshtim të hapur me ligjin, por nuk na i marrin dot Berishën.
Gjokutaj tha se Gjykata po mban në arrest Berishën me një ligj të shfuqizuar prej 7 vitesh. Gjokutaj tha se e drejta, morali dhe gjithçka kanë një kurbë të caktuar. Pavarësisht se shprehu besim se në seancën e nesërme në Gjykatën e Lartë ku kërkihet lirimi i Berishës, ai i "kujtoj" gjyqtarët e çështjes, se duhet të kenë frikë se edhe ata njerëzorë janë!
“Petëve të hajdutëve, pengmarrësve të demokracisë, aktorëve të arrestimit të z.Berisha po u vjen fundi. Fundi i tyre është shpagimi. Nesër është seance në Gjykatën e Lartë për lirimin e z.Berisha.
Ajo Gjykatë jo për shkak se ka integritet, por e detyruar nga ligji dhe nga korrupsioni i pengmarrësve, nesër ka detyrimin dhe të lutemi që nesër dr. Berisha të jetë i lirë, sepse një gjykatësi që dënon të pafajshmin është i burgosur vetë. Dhe një gjykatës i kapur është më i rrezikshëm se 100 kriminelë
Këta gjyqtarë të lartë, që në fakt janë të ulët, e njohin frikën se njerëzorë janë edhe ata, të lutemi dhe të besojmë që të marrin një vendim, të lirojnë z. Berisha, sepse ai dhe liria janë dy binjakë që nuk mund të ndahen asnjëherë”, tha Gjokutaj.
-
-
Fikja e inceneratorit rrit malin me plehra në Elbasan
8 Prill, 20:42 -
-
-
Fikja e inceneratorit rrit malin me plehra në Elbasan
8 Prill, 20:42 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



