Nesër seanca për ndryshimet në qeveri, Gaz Bardhi akuza Presidentit: Si ushtar i ka dekretuar me urgjencë

28 Korrik 2024, 21:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Nesër seanca për ndryshimet në qeveri, Gaz Bardhi akuza

Nesër do të mbahet seanca plenare për votimin e Elisa Spiropalit si kryetare Kuvendi dhe ministrave të rinj, të cilët u emëruan sot nga Rama.

Seanca parlamentare do të mbahet në orën 18:00.

Ndryshimet u bënë sot nga kryeministri Edi Rama, ndërsa menjëherë pas përfundimit të Kongresit të PS-së shkoi tek Presidenti Begaj.

Pas këtij vendimi Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj Presidentit Bajram Begaj. Në një reagim, ai tha:

Kolegë, Presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim. Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me e-mail”.

 

Po ndodh...