Nga heqja e vizave me SHBA dhe integrmi në BE, te krjimi i xhandarmërisë/ Basha publikon propozimet e PD për politikën e jashtme dhe sigurinë

Kreu i PD Lulzim Basha ka shpërndarë në rrejtet e tij sociale një tjetër pjesë të rëndësishme të programit të prezantuar të shtunën e kaluar, atë për politikën e jashtme dhe sigurinë. Kreshnik Çollaku, Xhemal Gjunkshi, Myzafer Elezi dhe Edvin Kulluri shpalosën propozimet e hartuara nga një grup i gjerë ekspertësh.
Sa i përketë politikës së jashtme, ndër të tjera PD zotohet se do realizoj integrimin në BE dhe liberalizimin e vizave me
SHBA. Ndërsa për sigurinë kombëtare risi do jetë themelimi i Xhandarmërisë Kombëtare me kapacitete të plota tokësore, ajrore dhe detare.
Propozimet e PD:
- Heqjen e Vizave nga SHBA per qutetaret shqiptare brenda mandatit te pare qeverises.
- Partia Demokratike garanton mbeshtetje e angazhim te plote e aktiv ne te gjitha nismat rajonale qe synojne integrimin euroatlantik te rajonit,si dhe mbeshtet totalisht e pa rezerva nisma si Procesi i Berlinit,duke dekurajuar cdo format tjeter me destinacion te paqarte dhe qe rrezikon te devijoje nga parimet e integrimit ne BE.
- Partia Demokratike ka si ceshtje prioritare ne politiken e saj te jashtme interesat shqiptare ne rajon.
- Mbrojtja e integritetit territorial dhe sovranitetit,si dhe konsolidimi i shtetit demokratik ne Kosove eshte nje prioritet percaktues per per Partine Demokratike ne politiken e jashtme,ne marredheniet dypaleshe dhe shumepaleshe me rajon e me gjere.
- PD do te mbeshtese e konsolidimin e faktoreve politike shqiptar ,dhe do te nxise fuqizimin e perfaqesimit institucional te ketyre faktoreve ne vendet fqinje.
- Partia Demokratike angazhohet dhe garanton nje Harmonizim te plote te qasjes ne ceshtje te politikes se jashtme dhe sigurise me aktoret e faktoret politike shqiptare ne rajon,larg paternalizmit,personalizimit dhe nderhyrjes ne ceshtje te brendeshme dhe konfliktualitit te shfaqur ne menyre te demshme pergjate viteve te qeverisjes Rama.
- Konfliktualitetin dhe klientelizmin e qeverise Rama,PD do ti kundervendose Harmonizimin dhe Respektin reciprok me te gjithe faktoret politike shaiptare ne rajon.
- Partia Demokratike konsideron jetike rolin e diaspores shqiptare. PD vlereson se ka nje shqiperi tjeter jashte kufijve e cila ka te drejten te ndihet e perfshire dhe e perfaqesuar ne jeten publike, ekonomike dhe politike ne vend.
- PD zotohet te garantoje te drejten e votes per diasporen si nje detyrim kushtetues i RSh ndaj shtetasve te saj.
- Partia Demokratike ne mbeshtetje te ruajtjes se gjuhes kultures e identitetit shqiptar,merr persiper ngritjen e Institutit te Gjuhes e Kultures Shqiptare,me nje rrjet filialesh ne vendet ku jetojne e punojne shqiptaret ne bote.
Siguria Kombëtare
- Prioritet do të jetë zhvillimi i partneriteteve strategjike me vendet e aleancës në vlerësimin e përbashkët të rreziqeve dhe kërcënimeve të hapësirës Euro-Atlantike.
- Modernizimi i emergjencave civile, si në koncept, infrastrukturë, bazë ligjore dhe zhvillim kapacitetesh.
-5000 djem dhe vajza të moshës 18-30 vjec që angazhohen për 4 vite në shërbim aktiv në forcat e armatosura, bashkë me trajnimin ushtarak marrin një profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjec.
-Themelimin e Komandës së Mbrojtjes Kibernetike
-Komanda e Mbrojtjes Kibernetike: ka përgjegjësi për planifikim, koordinim dhe kryerjen e aktiviteteve tekniko-ushtarake duke drejtuar operacionet dhe mbrojtjen kibernetike të infrastrukturës kritike, kryerjen e operacioneve operacionale në “hapësirën kibernetike ushtarake” me spektër të plotë duke garantuar funksionimin e infrastrukturave kritike dhe sigurimin e hapësirës kibernetike të FA dhe të partnerve tanë të NATO- në Shqipëri.
-Krijimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare brenda vitit 2029, e cila do të jetë një agjenci e koordinimit të Sigurisë dhe inteligjencës (SHISH, AMP, AISM, KMK)
Si firmëtar i integrimit të FA në NATO Partia Demokratike do të mbështesë politikat e NATO-s duke rritur shpenzimet reale për mbrojtjen, në interes te sigurisë kombëtare.
-Buxheti i vitit 2026 do të jetë 2% e GDP-së reale me tendencë në rritje për vitet pasardhëse ku projektet e modernizimit do të buxhetohen deri në implementimin e tyre brenda mandatit të parë;
-Fuqizimi i kapaciteteve të mbrojtjes do të realizohet në ndërveprim me Kosovën dhe do të jetë udhërrëfyesi i forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes.
- Fuqizimi i forcave të luftimit (tokë, ajër, det, komandës së mbrojtjes kibernetike) në mënyrë të kombinuar simetrike dhe asimetrike;
- Rritja e ndërveprueshmërisë me Forcat e Armatosura të vendeve partnere dhe të rajonit.
- Reformimin e strukturës së Policisë së Shtetit në përshtatje me situatën e
kriminalitetit në vend, me fokus kontrollin e plotë të territorit.
- Pastrimin e Policisë së Shtetit nga personat me lidhje kriminale, nëpërmjet një procesi ligjor, transparent dhe të besueshëm.
- Pa asnjë dyshim, angazhimi më i madh dhe pika e kthesës për rivendosjen e rendit dhe sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe garantimin e jetës dhe shëndetit të shtetasve, do të jetë themelimi i Xhandarmërisë Kombëtare me kapacitete të plota tokësore, ajrore dhe detare.
- Xhandarmëria Kombëtare, si një forcë elitë e specializuar, e përbërë prej 1000 efektivë do të këtë në fokus të saj:
• luftën kundër krimit,
• ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike,
• ndërhyrjen në operacionet kundër Akteve Terroriste,
• angazhimin në rastet e Emergjencave Natyrore, si dhe
• mbështetjen e Forcave të Armatosura në raste të operacioneve
ushtarake.
- Partia Demokratike angazhohet të përmirësojë trajtimin financiar të
punonjësve të rendit dhe sigurisë, duke rritur pagën në masën 50 %, si dhe
duke shtuar masën adekuate financiare për përfshirjen në operacione të veçanta
dhe shërbime jashtë qendrave të banimit, në përputhje me indeksin e rritjes së
inflacionit.
Postimi i plotë i Bashës:
Shqipëria meriton më shumë!
Kreshnik Çollaku, Xhemal Gjunkshi, Myzafer Elezi, Edvin Kulluri shpalosën vizionin përmes të cilit Shqipëria do të tejkalojë pengesat e krijuara në rrugëtimin Euro-Atlantik nga keqqeverisja dhe korrupsioni, për të çuar përpara aspiratat tona kombëtare për:
SHQIPËRIA EURO-ATLANTIKE, INTEGRIMI NË BE, SIGURIA KOMBËTARE.
-
-
Misteri/ Me fraktura dhe dëmtime të shumta, gjendet në det shqiptari
3 Qershor, 18:30
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


