
"Nga New York në Lezhën tonë që meriton më shumë"/ Prel Deda tregon pse kandidon me "Euroatlantikët"

Prel Deda rrëfen rrugëtimin e tij nga shërbimi në polici dhe angazhimi politik, deri te emigrimi në SHBA dhe rikthimi me një vizion të ri.
Ai thekson nevojën për një opozitë të vërtetë, demokraci të hapur dhe përfaqësim të drejtë për qytetarët.
Me kandidaturën e tij në Grupimin e Demokratëve Euroatlantik, ai synon të sjellë ndryshim dhe t’i kthejë njerëzve besimin tek politika.
Postimi i plotë:
Me ndjesën për ata që më njohin (që po u marr kohë me gjëra që i dinë), dhe dëshirën për t’u prezantuar para atyre që s’më njohin, po shkruaj sot për vete e për Grupin ku bëj pjesë….
Jam Prel Dedaj. Jam lind në Pukë, e në vitin 1985, në moshën 22 vjeçare kam ardhu në Kurbin.
Sapo filluan proceset demokratike fillova punë si punonjës policie, e paralelisht vazhdova arsimin policer. Ngjita disa shkallë në shërbimin policor, nga shef i zyrës së informacionit, shef i personel organizimit, e deri në drejtues policie i rolit të lartë. Për 3 vite shërbeva në një sektor të rëndësishëm në Gardën e Republikës.
Në vitin 2001, kohë kur Statuti i Partisë ishte akoma demokratik, jam zgjedhur, jashtë vullnetit të Kryesisë së PD-së Tiranë, Kryetar i Degës së Partisë Demokratike, Pukë, i propozuar nga anëtarësia e kësaj partie.
Duke reaguar për trysninë që ushtronte personalisht Sali Berisha mbi hapësirat demokratike të jetës së organizatës sonë politike, pas debateve me Sali Berishën personalisht, në vitin 2004 lash detyrën e kryetarit të degës dhe emigrova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kam bindjen që arësyeja se pse më ecën mirë punët atje, ishte drejtësia me të cilën kisha punuar këtu, e vendosmëria për të zbatuar një vendim për t’u ndarë me Sali Berishën, duke ruajtur kështu dinjitetin dhe identitetin tim.
Vite më vonë këtë ndarje e bëri e gjithë pjesa e anëtarësisë, e paprekur nga metastazat e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, dhe sot aderojmë në Grupimin e Demokratëve Euroatlantik.
Mendoj që me startin e nisur, kemi vendosur një element demokratik, fondamental.
Me vullnetin tonë të lirë i kemi kthyer sovranitetin popullit për zgjedhjen e atyre që ai do që ta përfaqësojnë.
Listat tona të hapura janë respekt ndaj njerëzve dhe besim në drejtësinë e gjykimit të popullit.
Tashmë ne kemi krijuar një grup me harmoni e bashkëpunim, të bindur që secili u shërben të gjithëve, dhe të gjithë i shërbejnë misionit të Grupimit tonë.
Na duhet shumë punë, shumë durim e shumë përgjegjësi.
Natyrisht që kemi dallime të mëdha me lidershipin e Partisë Demokratike, po mos të largojmë fokusin e kritikës dhe argumenteve tona ndaj keqqeverisjes së Partisë Socialiste,
Shtetit klientelist, varfërisë, korrupsionit e gjithë fenomeneve që i kanë bërë shqiptarët sot më të varfër se dje, e nesër më të varfër se sot…
Ndaj të punojmë pa u lodhur që të arrijmë suksesin, dhe lutem që nga zgjedhjet të dalim më të fortë e më të bashkuar.

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128