Nga rienergjizimi, te marrëveshja me Rithemelimin, dhe Amnistia Penale, zbardhen detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit të PS-së

Këtë të hënë u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste. I pranishëm në mbledhje ishte edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa u diskutua për agjendën parlamentare të javës që sapo ka nisur.
Mësohet se në këtë mbledhje të socialistëve u diskutua dhe në lidhje me marrëveshjen e arritur me Rithemelimin, për ngritjen e dy komisioneve parlamentare dhe rikthimin e punës në Kuvend në situatë normale.
Mësohet se ka qenë kreu i grupit parlamentar i PS-së, Bledi Çuçi, i cili tregoi detaje nga kjo marrëveshje. Ndërsa Rama u ndal më shumë te projektet e PS në riorganizimin e saj dhe angazhimin më shumë të socialistëve.
Po ashtu u diskutua dhe për amnistinë penale, por ende nuk ka një vendim konkret nëse do të kalojë ky pr.ligj në seancën e së enjtes. Amnistia penale kërkon 84 vota dhe maxhoranca nuk i ka kaq vota.
Kujtojmë se pas 5 muajsh kaos në Kuvend dhe tensionesh, përjashtimesh, palët kanë arritur në konsensus për t’iu rikthyer jetës normale në seancat plenare.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
