Nikoll Lesi: Berisha dhe PD bërtasin për “vijat e kuqe” të Ramës, por nuk kanë takat për reagim

30 Shtator 2024, 15:32 / POLITIKË ALFA PRESS

Nikoll Lesi: Berisha dhe PD bërtasin për “vijat e kuqe”
Nikoll Lesi shkruan në gazetën e tij, se Sali Berisha dhe PD nuk kanë takat të reagojnë kundër Ramës.

"Berisha ka ditë që flet se “Rama ka kaluar vijat e kuqe”. Në rastin e arrestit të liderit demokrat dhe me deputetin Ervin Salianji.

Ndërkohë kur tunden prangat mbi opozitë duhet të ketë reagim popullor, gjithnjë nëse ke popull pas vetes aqsa ta trondisësh qeverinë.

Por vetëm premtohet me fjalë, dhe asgjë tjetër!

Në kohën kur Berisha arrestoi liderin e PS, Fatos Nano në 30 korrik 1993 plasen protestat, kishte njerëz në përballje ndaj regjimit të Berishës.

Por kishte njerëz dhe motiv, asokohe.

Ndërsa sot asgjë, vetëm bëjnë namin nëpër ekrane televizive apo te dera e selisë blu.

Pse?

Se ka rënë besimi te liderët e tyre në opozitë.

Edhe ndërkombëtarët nuk flasin. Edhe populli demokrat nuk bëzan.

Bërtet vetëm Berisha", shkruan ai.

 

Po ndodh...