“Njerëzit që punojnë me ty frymëzohen!” Belinda Balluku mirënjohëse Edi Ramës për besimin dhe mundësinë: Shembulli i tij, shkolla më e mirë

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është shfaqur për herë të parë pas shkarkimit, në prezantimin që është duke i bërë sot Enea Karakaçit, si pasues i saj në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Gjatë fjalës së saj Balluku është ndalur dhe te kryeministri Edi Rama, të cilin e ka falenderuar për mundësinë edhe besimin që i ka dhënë.
“Dua të përfitoj nga rasti të falenderoj kryeministrin Rama për gjithë mundësinë dhe besimin që më ka dhënë në këto vite por mbi të gjitha për shembullin që ka krijuar me mënyrën e tij të lidershipit” është shprehur Balluku.
E cila më tej është shprehur se ka qënë një kënaqësi për të gjithë ata që kanë qënë pranë tij për të ndjekur shembullin e tij, si edhe faktin që të gjithë janë frymëzuar prej tij dhe këtë frymëzim sipas saj e kanë kthyer në rezultate.
"Se si frymëzohen njerëzit që punojnë me ty, se si u jep frymëzim të cilin ata e kthejnë në rezultate" tha ajo.
Më tej Balluku e ka konsideruar ndjekjen e shembullit të kryeministrit si “shkolla më e mirë” prej së cilës kanë dalë drejtues e udhëheqës politikë.
“Jam munduar të ndjek shembullin e tij me ju dhe të them të drejtën është shkolla më e mirë prej së cilës kanë dalë drejtues të aftë, udhëheqës politikë dhe njerëz që e duan shqipërinë dhe sakrifikojnë pa asnjë lloj dyshimi për të mirën e madhe” u shpreh ajo ndër të tjera.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128