’’Nuk ka intimidim, por Berisha ka “ndikim”/ Deputeti i PD, Dashnor Sula: Ja si mund të fitohen zgjedhjet

Ngjarjet më të fundit brenda PD, janë komentuar nga deputeti i PD Dashnor Sula si një process marrëveshje në zhvillim e sipër. Sipas tij ‘nëse nuk do të ketë një bashkëpunim dhe dalja me kandidatë të përbashkët, përgjegjësia kryesore do të jetë e Sali Berishës, Enkelejd Alibeajt, Gazmend Bardhit, Jorida Tabakut dhe Grida Dumës’.
I ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, deputeti i PD Dashnor Sula ka dhënë dhe një pamje të situatës në bazën e partisë. Si përfaqësues i bashkive të vogla në Belsh dhe Peqin, ai u shpreh që është i qartë sesi mund ti fitoj zgjedhjet PD në vitin 2023.
Për deputetin e PD, Sula, ‘bashkitë e vogla, lëvizin në 10 – 15 persona. Nëse ke këto 10-15 persona në atë zonë, dhe ne kemi identifikuar persona në Peqin dhe në Belsh, dhe sigurisht ne mund ti fitojmë zgjedhjet vendore në vitin 2023’. Ajo që unë po bëj, u shpreh Sula, është që në Belsh dhe ne Peqin të mos kemi dy kandidatë.
Sipas tij nuk ka asgjë të keqe bërja e primareve, por problematika ekziston, dhe ndarja mund të shkaktohet prej tyre, sidomos në qytete të vogla.
‘Nuk e ka problematikën te intimidimi ,por te ndikimi, në bashkitë e vogla, dhe me të kaluarën, njohjet janë të përditshme, nga grupimi i Z. Berisha’, tha deputeti i PD Dashnor Sula.
-
-
Presidenti Begaj dekreton 14 majin si ditën e zgjedhjeve vendore
24 Tetor, 15:12 -
Territorialja/ Balla takim me Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit
24 Tetor, 11:56
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



