“Nuk kam moshë të përplasem me Gardën”, Shehi flet për aksionin opozitar

Dashamir Shehi, i ftuar në studion e emisionit “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, komentoi aksionin opozitar në Parlament.
“Nuk kam moshë... le që nuk jam i bindur që kjo është formula më e mirë, të shkosh të përplasesh me Gardën. Unë kam muaj që them që gjysma e opozitës është Parlamenti. Është arma më e mirë që ka opozita dhe më vjen keq që shpërdorohet. Kështu që, unë jam për t’u kthyer në Parlament. Një pjesë i kanë përzënë nga Parlamenti. E dëgjova Spiropalin që tha se duan zgjidhje. Nuk është hall i madh kjo punë për t’u zgjidhur. Të mblidhet Komisioni i Etikës dhe ta heqë dënimin. Ditën e hënë pastaj është në vullnetin e atyre nëse duan të hyjnë seriozisht apo ky është sebep i kotë. Kjo punë nuk shkon më”, deklaroi Shehi.
“Janë djegur karriget, por nuk u bë qameti për kaq. Nëse kanë dëshirë palët, gjendet zgjidhja. Opozita le të ngrejë problemet”, shtoi Shehi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


