“O Zot i madh, po më bën të bëj si Rama”, Paloka debat me gazetaren: Sapo të dhashë shembuj!

19 Prill 2022, 21:06 / POLITIKË ALFA PRESS

“O Zot i madh, po më bën të bëj si Rama”, Paloka

Deputeti demokrat Edi Paloka ka debatuar me gazetaren Marsela Karapanço, teksa ishte i ftuar në emisionin “Frontline” në News 24.

I pyetur për afatin e mandatit të Komisionit të Rithemelimit, Paloka tha se ai do të vazhdojë deri sa të zgjidhen organet e reja.

Në momentin që gazetarja ka insistuar që Paloka të shpjegojë më shumë për ndjekësit këtë çështje, Ploka ka humbur durimin dhe i ka thënë se “po e detyron të bëjë si Rama.

Pjesë nga debati:

A është pa mandate Komisioni tani?

Paloka: Në asnjë mënyrë…Komisioni vazhdon deri sa të zgjidhen organet e reja drejtuese…Përfundon kompetenca sapo përfundon organi pasardhës…O Zot i madh po më bën të bëj si Rama tani..

Paloka: Sapo të dhashë shembuj, çdo mandat ka një afat dhe në institucionin më idiot, kur nuk zëvendësohet për një arsye apo tjetër ai vazhdon funksionin sepse nuk mund të rrijë institucioni bosh. Nuk mund të lihet një institucion bosh sepse do të ishte katrahurë tani.

Ka kaluar katër muaj dhe Komisioni vazhdon të qëndrojë në detyrë?

Paloka: O Zot i madh…Hej Zot…

E keni shkruar në statut jo më shumë se katër muaj?

Paloka: Po të ishte ashtu, po të ishim gabim do të na hidhte në gjyq Alibeaj dhe Gaz Bardhi.

 

Po ndodh...

ide