Paloka: Rama po bën show, emrin e presidentit e ka caktuar

19 Prill 2022, 20:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Paloka: Rama po bën show, emrin e presidentit e ka caktuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar diskutimet që po bëhen për zgjedhjen e Presidentit të ri. Paloka e ka konsiduaruar një ‘show’ zgjedhjen e kreut të shtetit, për t cilin PS-ja është shprehur se do ta bëj në bashkëpunim me opozitën. Më tej ai ka shtuar se Rama do të vendosë kë të dojë në Krye të Shtetit, duke bërë të mundur kapjen e të vetmit institucioni që i ka mbetur.

 “Nuk ka naivë të besojë se Rama po zhvillon një proces për të gjetur president. Është e gjitha një teatër që ka regjisor Ramën. Ai e ka caktuar se kush do të jetë Presidenti. Është thjesht lojë. Do të vijojë deri kur të votohet dhe ta zgjedhi presidentin që ka në kokë. Edhe po sikur të ketë rënë dakord me Alibeajn, që edhe kanë një bazë tek takimet e ambasadores Yuri Kim, Alibeaj është në një pozicion të vështirë të bjerë dakord me ta. Nuk diskutohet që president do të zgjidhet ai që do Rama.”- tha Paloka. 

Ndërkohë që në lidhje me takimin e Alibeajt me Grupin Parlamentar ditën e nesërme, Paloka ka thënë se Alibeaj nuk është më kryetar. Gjithashtu ka shtuar se është në vazhdën e lojës së Ramës.

“Alibeaj nuk është më kryetar i Grupit Parlamentar. Nëse ai nesër shkon në një takim duhet të dijë se nuk ka marrë as tagrin e atyre deputetëve që janë jashtë Komisionit të Rithemelimit. Është një shoë i neveritshëm për t’i treguar shqiptarëve se Rama po pyet opozitën. Nëse hyn Alibeaj në këtë lojë është në vazhdën e lojës së Ramës. Ne nuk bëhemi pjesë e lojrave të Ramës. Ne nuk do kishim komunikim edhe sikur ata të donin të komunikonin me ne për Presidentin. Nuk bëhemi pjesë e një palaçollëku,’ është shprehur Paloka.

Ndër të tjera ka folur edhe për emrin e Bashës për President. Ai e ka cilësuar si shumë diskreditues dhe ka shtuar se këtë e ka nxjerrë vet Basha si thashetheme.

 “Do të ishte shumë diskredituese. Këtë e ka nxjerrë vetë Basha si thashethem për të mbajtur ata 5 vetë se do të rikthehet sërish.Rama nuk e kalon Presidentin kurrë në popull,” ka thënë Paloka.

 

 

Po ndodh...

ide