Zgjedhja e Presidentit të ri, Mimi Kodheli: Nuk kam propozuar asnjë grua!

19 Prill 2022, 20:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mimi Kodheli: Nuk kam propozuar asnjë

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ka folur në lidhje me emrat që propozoi ditën e sotme për Presidentin e ri të vendit. Kodheli e ftuar në emisionin ‘Radari Informativ’ zbuloi se emrat që ka propozuar, asnjë nuk ishte emër gruaje, pavarësisht se për herë të parë në krye të shtetit mund të ketë një Presidente.

‘Në tre emra asnjë nuk ka qenë zonjë, në rastin tim. Kryeministri beson më shumë te zonjat. Mundet të jetë dhe ky rasti. Profil politik kanë qenë në rastin tim, relativisht jo të rinj. Unë jam konsultuar me disa kolegë dhe më besoni diskutimet kanë qenë shumë serioze, pavarësisht se kanë qenë informale. Ne besojmë te një mënyrë tjetër e përzgjedhjes së emrave, patjetër që duhet eksperimentuar, por mos jenë emra të minutës së fundit. Duhet të jetë i menduar mirë dhe pse jo edhe duke marrë një mendim kolegjial.’ Ka thënë Kodheli.

Më tej Kodheli ka shtuar se mazhoranca shpreson të ketë edhe propozime nga opozita: Janë të mirëpritur. Shpresoj të japin emra.

 

Po ndodh...

ide