Zgjedhja e Presidentit të ri, Alibeaj bën lëvizjen e radhës (Detajet)

19 Prill 2022, 19:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhja e Presidentit të ri, Alibeaj bën lëvizjen e radhës

Enkelejd Alibeaj ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar ditën e nesërme. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në selinë blu dhe se do të diskutohet në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri. Nuk dihet nëse në këtë mbledhje do të marrin pjese edhe deputetët që përfaqësojnë Komisionin e Rithemelimit.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme i pyetur a do shkojë në tryezën e konsultimeve të thirrur nga mazhoranca për kandidaturën për kreun e ri te shtetit, Alibeaj tha: “Grupi parlamentar do të mbajë qëndrimin e vet mbi gjithçka. Tashmë është bërë rutinë mbledhja e grupit parlamentar. Presidenti nuk është i deputetëve por i shqiptarëve. Kjo duhet të prevalojë mbi gjithçka. Këtë do bëjmë ne. Ne kemi grupin parlamentar të PD. Grupi ynë do të vendosë për qëndrimin dhe procedurat e procesit konsultaltiv”.

Sjellim në vëmendje që sot mazhoranca nisi procedurat. Të gjithë deputetët me anë të një zarfi anonim propozuan tre emra. Kjo procedurë u kundërshtua nga Alibeaj, i cili tha duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës.

 

Po ndodh...

ide