Përplasje me Artetën? Lacazette e zë ‘mallkimi i kapitenit’ te Arsenali

Mikel Arteta, në prag të derbit Chelsea-Arsenal në “Stamford Bridge”, i kërkoi Alexandre Lacazette të mbetet i përqendruar te klubi pasi sulmuesi francez zbuloi se është në bisedime me disa të interesuar përpara se të largohet nga “Emirates”, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit.
Lacazette, 30 vjeç, ka lënë të kuptohet në një intervistë për rikthimin e tij në Lyon, në radhët e të cilit ai bëri debutimin e tij profesional në 2009 dhe u largua në 2017 për të nënshkruar me Arsenalin.
“Jam në negociata me shumë klube. Jam i hapur”, ka rrëfyer ai për Canal Plus France. “Nuk i kam humbur kurrë kontaktet me Lyon që kur u largova nga klubi”, shtoi ai.
Arteta siguroi sot në një konferencë për shtyp se nuk është krejtësisht i befasuar nga komentet e Lacazette, por i ka kërkuar që të qëndrojë i përkushtuar ndaj Arsenalit.
"Nuk është e nevojshme të tregosh se çfarë bën. Situata kontraktuale të lejon të marrësh një vendim për të ardhmen", tha Arteta. "Ne jemi shprehur se qëllimi ynë është të flasim në verë. Për pjesën tjetër, dua që ai të jetë plotësisht i fokusuar në detyrën e tij, që është të mbrojë Arsenalin në mënyrën më të mirë të mundshme", tha spanjolli.
Lojtari francez mban shiritin e kapitenit te Arsenali që prej largimit të Pierre Aubameyang, i cili ashtu si paraardhësit e tij, nuk u nda në mënyrën më miqësore me klubin dhe me trajnerin.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

