
Opozita mes kaosit, protestës dhe mungesës së një alternative të përbashkët

Nuk habitem aspak teksa shoh qeverinë duke miratuar çdo projektligj në mes të kaosit në Kuvend, e ndërsa Rithemelimi merret me angazhimet e brendshme për hallet e "non gratës" në vend që të ulen në biseda për të biseduar së pari hallin që kanë në grupimin e vet që nuk po i njeh askush. Duke mos pasur frymën opozitare të përbashkët, PD rrezikon të mbetet "në vend numëro" edhe në vazhdimësi...
Brenda Rithemelimit ka dy rrugë:
Ose të ndahet nga Berisha dhe të vazhdojë opozitarizmin me në krye kreun e PD Lulzim Basha, ose të gjejnë gjuhën e përbashkët për një alternativë të re brenda dy ndarjeve të tyre.
Për ndryshe, Rithemelimi do të vazhdojë të jetë një organizatë e cila nuk pranon as vendimin e SPAK ndaj Berishës, dhe as shpalljen non grata nga DASH.
Kështuqë, në këtë drejtim do vazhdojë të jetë në përballje për gjetur vetveten, pasi nuk mund të arrijnë përmbysjen e "sistemit".
Mesa duket halli i Rithemelimit është mos pranimi i ndarjes nga Berisha dhe në këtë drejtim mund të them se bie ndesh me mos pranimin për të rrëzuar qeverinë, duke vazhduar si organizatë.
Nuk e mohoj që në protestë kishte një numër të konsiderueshëm protestuesish, dhe mendoj që gati-gati një shumicë e mirë e duan rrëzimin e qeverisë, por këto njerëz duan "kokë", për të bërë ndryshimin. Dhe jo të bëhen pengmarrës në protestë për zgjidhjen e halleve personale të Rithemelimit.
Churchill ka një shprehje: "Politikani bëhet burrë shteti kur fillon të mendojë për brezat e ardhshëm, dhe jo për zgjedhjet e ardhshme."
Mesa duket "non grata" duke menduar për zgjedhjet e ardhshme, përçau partinë demokratike të së ardhmes, të cilën ai brez i ri në atë grupim duhet të mendojë për mënyrën qeverisëse për të ardhur në pushtet, jo për të shkuarën, pasi nuk do të gjejnë as të ardhme.
Secili që zgjedh rrugën e gabuar në politikë nuk duhet të bëhet pengesë për atë popull në opozitë që ju ndjek nga pas në protesta, por frymëzim dhe zgjidhje në kohë për të vazhduar ecurinë.
-
-
-
-
-
EMRI/ I shpallur në kërkim, arrestohet në Vlorë 27-vjeçari
22 Shkurt, 13:09 -
Lëkundje tërmeti në Greqi, epiqendra dhe magnituda
22 Shkurt, 13:03 -
-
-
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128