"Opozita po justifikohet pas humbjes!"/ Mentor Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

22 Maj 2025, 23:36 / POLITIKË ALFA PRESS

"Opozita po justifikohet pas humbjes!"/ Mentor Nazarko: Zgjedhjet e

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, i konsideroi zgjedhjet në Shqipëri të pranueshme, pavarësisht se tha që ato janë shoqëruar me problematikat e zakonshme që kanë zgjedhjet në Shqipëri. 

Pjesë nga biseda në studio: 

Mentor Nazarko: Në Shqipëri ka manipulim të vullneteve, të individëve para se të shkohet në votim,, nëpërmjet fuqisë së shtetit dhe individëve që kontrollojnë ekonomine, ndërmarrjet, bandave, grupeve krimianle, është e vërtetë e vjetër dhe e konsoliduar. Nuk ka ndonjë risi. Pas votimit, siç ka treguar edhe vetë PD nuk ka vjedhje, maksimumi deformim nëpërmjet prishjes së votave edhe për partitë e vogla.
Nuk shoh ndonjë ndryshim të madh në raport me të kaluarën. Ajo që po artikulohet tani nga opozita është një justifikim në mënyrë të përsëritur për humbjen e rradhës. Argumenti se nuk ka zgjedhje, rrëzohet nga faktet. Një parti si ajo e Lapajt ka marrë 70 mijë vota. Këto ishin zgejdhje sepse njerëzit kishin alternativa të ndryshme. Alternativat e tjera morën gati 200 mijë vota. Për shkak të neverisë 150 mijë vetë nuk morën pjesë.

Andi Bushati: Njeriu e ndan, ishin zgjedhje apo jo?

Mentor Nazarko: Po ishin zgjedhje. Ka raport paraprak të ODHIR.

Andi Bushati: Është si kjo, ka genocide në Gaza? Ka njerëz që thonë po dhe pastaj ka edhe institucione.

Mentor Nazarko: Ti thua, që këtu mediat ishin në shërbim të PD. Një nga politikanët që ti mbron më shumë, Kurti, injoroi totalisht mediat e vendit dhe i fitoi zgjedhjet. Argumenti i 5 yjeve në Itali, refuzoi mediat, nuk bëri as tubime. Pra mendoj se ka patur zgjedhje. Ka patur sigurisht.

 

Po ndodh...