Padia e ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjykata Kushtetuese njofton se kur do të mbahet seanca plenare

13 Nëntor 2025, 09:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Padia e ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjykata Kushtetuese njofton se kur do

Është publikuar data në Gjykatën Kushetuese për padinë e ish kryeminustrit Sali Berisha.

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar për seancën plenare qe do të mbahet në datën 17 dhjetor në ora 10:00.

Seanca do jetë në bazë dokumentare dhe Sali Berisha kërkon shpalljen si antikushtetues të vendimeve të Gjykatave të Posaçme dhe të së Lartës, që lanë në fuqi në vjeshtën 2024 masën “arrest shtëpie”.

Berisha thotë që vendimet e masave janë antikushtetuese.

Nga janari 2025 Berisha është nën masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, masë të cilën Berisha po e respekton.

 

Po ndodh...

ide