“Pamjet treguan se AKSHI është kopshti privat i Ramës”/ Hoxha: Janë shumë foldera por vetëm 1 është hapur

25 Dhjetor 2025, 23:18 / POLITIKË ALFA PRESS

“Pamjet treguan se AKSHI është kopshti privat i

Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet për skandalin e AKSHI-t, duke theksuar se pamjet e regjistruara nga kamera në zyrën e Ergys Agasit kanë nxjerrë në dritë mënyrën reale se si ka funksionuar një strukturë e errët pushteti.

Sipas tij, fakti që AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës, ishte artikuluar më parë si akuzë politike, por tashmë është vërtetuar me prova konkrete.

Sipas Hoxhës, autoritetet dhe publiku kanë parë vetëm një pjesë minimale të materialeve të sekuestruara, pasi janë hapur shumë foldera por vetëm 1 është publikuar sipas tij.

“Pavarësisht çfarë thuhet lart e poshtë, po të mos ishte kamera e Gys Agasit, ne nuk do ta shikonim çfarë ndodhte atje brenda. Pra, ajo kamerë na ka bërë një shërbim shumë të madh. Atë ta kishim porositur për ta futur atje dhe ata s’do ta lejonin. Jo që e kishin vetë, dhe unë po them është hapur vetëm një folder.

Është hapur, janë hapur shumë foldera, por një na kanë treguar neve. Pra, po të mos ishte ajo kamerë, çfarë do të ndodhte? Po të mos ishte ai koleksioni, çfarë do të ndodhte? Pra, ai na ka dhënë një, një volum kaq të madh elementësh, detajesh, provash, që na ka bërë çdo gjë që është artikuluar deri tani, na e ka bërë, na e ka vërtetuar. Dhe na ka treguar se deri ku është i kapur ky, ëh, ky pushtet dhe ky sistem.

Pra, që ti të kesh në zyrë gjithë kohës drejtoreshën më jetëgjatë të kryeministrit Rama, pra ka qenë nga 2013-ta, sa ç’ka Rama ka dhe zonja Karçanaj. Ti ta kesh aty nën kontroll, të kesh atë që quhet arritja më e madhe e Ramës, qeveria virtuale, pa të kesh informacion për çdo gjë që ndodh në këtë vend. Dhe për më tepër, e di çfarë kanë bërë ata me…

Diella në këtë rast ka ikur. Unë po them, a di çfarë ka ndodhur aty? Ore në momentin kur të dhënat e kadastrës kaluan në e-Albania, a di çfarë probleme ka ndodhur me mbivendosjet? Po kush i bënte mbivendosjet? Kush kishte akses të fuste hundët atje”,- është shprehur Hoxha në Syri TV.

Po ndodh...