Paralajmëron Kushtetuesen/ Rama del sërish për të mbrojtur Ballukun dhe veten: Jam palë...

Rama ka reaguar në lidhje me ankimimin që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut nga SPAK.
Sipas tij, është një ankimim që e ka bërë në rolin e Kryeministrit dhe jo si e Edi Rama dhe se kjo është një betejë institucionale gjyqësore, “për të mos lejuar atë që nga Komisioni i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve”.
“E dini kush e ka ankimuar në GJK pezullimin e ministres nga një prokuror dhe gjykatës? E kam ankimuar unë si kryeministër jo si Rama, dhe jo për ministër ose kryeministër, por për parimin e mosndërhyrjes së një pushtetit tjetër të pavarur në pushtetin e pavarur ekzekutiv. Shkurt kjo është një betejë institucionale gjyqësore për të mos lejuar atë që nga Venecia konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve. Jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt”, tha Rama.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
