Pas deklaratës së Escobar, Argita Malltezi drejt kreut të Rithemelimit, fiken shpresat e Gaz Bardhit!

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gaz Bardhi gjithë këtë kohë ka tentuar të marrë në dorë “frenat” e “Foltores”.
Që pas fundosjes së Sali Berishës nga SPAK, ai praktikisht ka tentuar të shfaqet si lider tek Rithemelimi. Por mesa duket plani i Bardhit që ka vendosur në zbatim që kur tradhtoi kreun e PD Lulzim Basha, personazhin që e futi në politikë pritet të dështojë.
Në krye të “Rithemelimit” po përgatitet të vendoset një tjetër “non grata”, e cila është vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi. Qëndrimi i kësaj të fundit erdhi pas deklaratës se zyrtarit të lartë të DASH, Gabriel Escobar, i cili ka thënë ka thënë qartë se demokratët duhet të shkëputen nga e kaluara dhe nga Sali Berisha.
Por si duket familja “Berisha” nuk ka ndërmend të tërhiqet duke sfiduar amerikanët. Argita Malltezi u shpreh dje se është e gatshme të shërbejë në çdo pozicion, duke lënë të hapur edhe mundësinë e drejtimit të grupit ilegal që formoi Berisha.
“Kam qenë shumë e vërtetë në ato që kam thënë. Nuk e kam parë kurrë politikën si fushën ku do të doja të jepja kontributin tim. Unë kam qenë gjithmonë e lidhur me politikën. Jam shumë e kënaqur me profesionin që bëj. Si shumë shqiptarë të tjerë nuk e shikoj aktivizimin në politikë si një çështje timen kryesore, rrethanat e sollën që mora këtë rol, për të cilin nuk isha pishman që nuk e kisha marr deri tani. Unë shpresoj shumë që gjërat të ndjekin rrjedhën e tyre dhe aktivizimi im të mbetet publik për kaq sa ka qenë i nevojshëm dhe jo më tepër. Megjithatë, unë i qëndroj asaj që kam thënë se jam e gatshme të ndërmarr çdo veprim që është i nevojshëm për të çuar përpara një kauzë në të cilën besoj dhe nuk kam asnjë lloj hezitimi për të ndërmarrë një veprim të tillë”, tha Argita Malltezi.
Argita në krye të “Rithemelimit”
Ndërkohë në pyetjen e drejtpërdrejtë, nëse do të jetë e gatshme të marrë edhe karrigen e babait të saj nëse do të jetë e nevojshme, Argita theksoi se nuk ka asnjë lloj hezitimi.
“Unë jam fare e gatshme të kontribuojë në çdo lloj pozicioni që e mendoj që kontributi im është i nevojshëm. Nuk vuaj fare nga dëshira për të qenë e parë, por nuk kam bërë asnjë lloj plani të tillë, megjithatë nuk do të hezitoj për të ndërmarrë çdo lloj veprimi që më duket se duhet ta bëj për t’i ikur një situate, më së paku, të pavërtetë. Nuk kam asgjë konkrete për momentin, përveç planit që mbështetja ime është e pakufizuar dhe veprimi im nuk mund të kufizohet me barriera subjektive. Unë nuk trashëgoj karrigen e babait, por ajo që do të bëjë nëse është e nevojshme është që do të garojë si çdo njeri për çdo lloj pozicioni”, u shpreh Argita Malltezi. Në fund, Argita Malltezi theksoi se për këtë ajo nuk ka diskutuar konkretisht me Sali Berishën, por thekson se ai ia ka dhënë mbështetjen edhe publikisht.
Çfarë thonë deputetët e Berishës
Lidhur me përfshirjen e Argita Berishës në protestat e fundit para Bashkisë dhe pyetjes nëse ajo do t’i zërë vendin e Berishës te “Rithemelimi”, ka reaguar së fundmi dhe deputeti Flamur Noka.
Ai tha se prej kohësh i ka kërkuar Argiës që të përfshihet në politikë. “Argita Berisha është një demokrate që ka mbështetur historiksht çdo kauzë të partisë së saj Nuk ka ose duket çudi prezenca e saj në protesta. Unë kam qenë një nga politikanët e kësaj force që ia kam kërkuar angazhimin me kohë të plotë, por ajo e ka refuzuar. Megjithatë kontributi i saj është jashtëszakonisht i vlefshëm. Synimi ynë sot është të organizohemi, të mobilizohemi, të ngrihemi dhe të përballemi të rrëzojmë regjimin më korruptiv pas diktaturës. Pastaj gara për PD, ajo e ka një kryetar sot, kur mos të ketë do flasim. PD ka një kryetar. E kam thënë dhe e them, kam qenë i pari që i kam kërkuar që në 2013 një angazhim më të plotë të zonjës Malltezi në PD”, ka thënë ai.
Gaz Bardhi në mes të katër rrugëve
Ftohja e Bardhit me Sali Berishën është shfaqur dhe së fundmi në vizitën e tij në Gjermani. Ai teksa bëri një kronikë të tij mbi takimin, nuk tha asnjë fjalë për Sali Berishën.
Sipas kësaj kronike, është folur mbi shumë gjëra, shqetësime të opozitës, por edhe të gjermanëve, por asgjë për Doktorin.
Ndërkaq, Agron Gjekmarkaj i cili ishte dhe ai në Gjermani dha një verison tjetër.
Sipas tij, ai ka informuar deputetët gjermanë me qëndrimin e tij, sipas së cilit “arrestimi i Berishës është i padrejtë", ndërkaq që ka akuzuar mazhorancën se po ndërhyn në përplasjen ndërmjet foltores dhe PD-së për vulën e Partisë.
Kjo tregon se situata brenda “Foltores” nuk është e mirë. Edhe krisja mes Ilir Metës dhe “Rithemelimit” që nga kaosi që filloi në Kuvend erdhi pikërisht për shkak se ish-presidenti nuk ishte dakord për ardhjen e Gazment Bardhit në çetën e tyre.
Gjithashtu Bardhi ka mbështetur kreun e SPAK Altin Dumanin, duke hedhur poshtë luftën që po bën Argita Malltezi e veshur në protestat e fundit para Bashkisë së Tiranës me bluzën që shkruan “Lironi Berishën”. Ky i fundit është izoluar pikërisht nga SPAK i Altin Dumanit./Sot
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

