
Pas fjalimit të Berishës, mbyllet protesta e opozitës! Kreu i PD-së niset për në Romë

Më pak se dy orë zgjati protesta kombëtare e opozitës, e cila u mbajt sot para kryeministrisë.
Pas përfundimit të fjalimit të kreut të PD, qytetarët nisën të shpërndahen duke mbyllur në këtë mënyrë protestën.
Ndërsa Berisha u nis për ne aeroportin “Nënë Tereza”, pasi do të udhëtojë në Romë.
Nga Roma, Berisha do të takohet me shqiptarët e Italisë.
Në protestën e sotme të opozitës e cila u mbajt në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, morën pjesë qindra qytetarë.
Gjatë fjalës së tij në protestë Berisha, tha se Partia Demokratike tashmë është e bashkuar pasi nga hiri u ngrit si Feniksi. Ndërsa tha se ata që donin ta mposhtnin PD, dështuan.
Gjithahstu Berisha dha edhe një mesazh për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se duhet ta bëjnë natën ditë me qëllim që në zgjedhjet e 11 majit të korrin një fitore të thellë.
“Mesazhi i fundit që unë kam për ju, tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet. Fitorja varet nga ne. Fitorja në rast se ne e bëjmë natën ditë, në rast se ne përkushtohemi, në rast se nuk harrojmë që jemi partia që të pamundurat i bëjmë të mundura, ne do korrim një nga fitoret më të thella.
Mos harroni, se fitoret e arritura deri tani ne i arritëm në kushtet më të vështira. Kurse tani që Presidenti Trump i ka prerë kokën gjarprit George Soros, e kuptoni ju apo jo? Flladi nga Uashingtoni po fryn në të gjithë botën. Ju garantoj ju se nuk fiton më shumë nga kjo sesa shqiptarët. 11 maji do jetë fitorja më e thellë e opozitës shqiptarë”, tha Sali Berisha, i cili mbylli edhe fjalimin.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128