Pas ndryshimeve në qeveri, kryeministri mbledh në një tryezë ministrat e kabinetit të shtatorit

27 Shkurt 2026, 10:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas ndryshimeve në qeveri, kryeministri mbledh në një tryezë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme ministrat e kabinetit qeveritar. Kjo mbledhje e cila ishte planifikuar që të mbahej një ditë më parë, por për shkak të takimin me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, u shty për këtë të premte.

Në këtë takim të pranishëm janë edhe ministrat të cilët me vendimin e një dite më parë nuk do të jenë më pjesë e kabinetit.

Këtu vlen të përmendim Elisa Spiropalin, e cila u lirua nga detyra e ministres së Jashtme, si dhe Pirro Vengun.

Kjo mbledhje vjen vetëm disa orë pas “tërmetit” që tronditi jo vetëm socialistët në radhët e tyre, por dhe opinionin publik. Mbrëmjen e së enjtes, atëhere kur askush nuk priste ndryshime, madje as vetë ministrat dhe deputetët e kampit rozë, Edi Rama lajmëroi ndryshimet e reja në qeveri.

Me “bekimin” e kryeministrit u vendos që:

- Besfort Lamallari - ikën si Ministër i Drejtësisë dhe merr në dorë Ministrinë e Brendshme

- Ferit Hoxha bëhet Ministër i Jashtëm, largohet Elisa Spiropali

- Albana Koçiu bëhet Zëvendëskryeministre, largohet Belinda Balluku

- Pirro Vengu ikën si Ministër i Mbrojtjes, zëvendësohet nga Ermal Nufi

- Erjona Ismaili bëhet Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ikën Toni Gogu

- Toni Gogu merr në dorë Ministrinë e Drejtësisë, zëvendëson Lamallarin që iku te Punët e Brendshme

- Enea Karakaçi merr drejtimin e Ministrisë së Energjisë, zëvendëson Belinda Ballukun

 

Po ndodh...

ide