Pas prishjes së ndërtimeve pa leje vendin e kanë martesat, Rama publikon pamje nga Thethi
1 Gusht 2025, 19:58 / POLITIKË

Disa javë pas aksionit të IMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje nga lëndina para kullës së Ngujimit, ku dhe ishin ngritur më herët disa shtëpiza.
Kreu i qeverisë ka publikuar një video teksa aty zhvillohet një ceremoni martesore, ndërsa krahas shkruan: “Ja dhe Thethi, kurora e artë e Shqipërisë”.
Kujtojmë se banorët dhe pronarët e shtëpizave në zonë, u ngritën në protestë për disa ditë me radhë për të kundërshtuar prishjen e pronave të tyre.
Ata kanë argumentuar se po humbnin mijëra euro investim, por reagimi i tyre nuk u mor parasysh, duke qenë se ndërtimet ishin pa leje edhe pse disa prej tyre nuk ishin me beton, por me dru.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
