Pas protestës më të dështuar në historinë e PD, Berisha mbledh me urgjencë Kryesinë në seli

18 Nëntor 2025, 10:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas protestës më të dështuar në historinë e PD,

Sali Berisha ka nisur një "Foltoren 2", 6 muaj pas humbjes katastrofale të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Pas thirrjes nga SPAK për vrasjet e 21 Janarit si dhe presionit brenda partisē, Berisha tentoi ta zbresë partinë në shesh mbrëmjen e djeshme, por rezultoi se protesta u braktis jo vetëm nga qytetarët por edhe militantët.

Duket se ky dështim me protestën më të dobët në historinë e PD, ka detyruar Sali Berishën që të thërrasë urgjent mbledhjen e kryesisë, sot në orën 14:00, për të diskutuar për dështimin por edhe mbi vijimin e aksionit opozitar.

Kreu i PD ka paralajmëruar që foltorja para kryeministrisë do mbahet një herë në javë, ndërkohë që ai është në kerkim edhe të protestave kombëtare.

Me të njëjtin metodë që largoi Lulzim Bashën nga drejtimi i partisë, Sali Berisha shpreson tashmë të justifikojë përpara demokratëve dështimet e paprecedenta në kry të PD.



Po ndodh...

ide