Pas ekskursionit në Bjeshkët e Kosovës, Berisha paraqitet në SPAK, Sali Lusha dhe Klevis Balliu nuk i ndahen!
18 Gusht 2025, 10:32 / POLITIKË
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje.
Gjatë momentit të mbërritjes bien në sy dhe mbështetësit e Berishës që e presin përpara se të hyjë në ambientet e prokurorisë, mes tyre Klevis Balliu dhe Sali Lushaj.
Kujtojmë se kryedemokrati akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Hetimet ndaj tij janë pjesë e një dosjeje të hapur prej muajsh nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit.
Vetë Berisha e ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë, duke i cilësuar ato politike. Avokatët e tij kërkojnë heqjen e masës së sigurisë, duke argumentuar mungesën e provave.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
